Tjetërsim i votës për këshillat bashkiakë, më e ndëshkuar opozita

10 months ago 9
14:59 17/12/2023

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” më shumë vota të humbura në 14 Maj

Rinumërimi i votave të 14 Majit, ka nxjerrë në pah problematikën e tjetërsimit të votave gjatë procesit të numërimit, por këtë herë jo tek gara për kandidatë, por tek ajo për këshill bashkiakë. Partive politike u janë hequr ose janë shtuar vota në shifra jo pak të ulëta.

Në 61 qendra votimi kishin diferenca nga 3 – 56 vota krahasuar me rezultatet e numërimit të procesit të 14 Majit 2023.

Më e ndëshkuara është opozita dhe specifikisht koalicioni “Bashkë Fitojmë” që në të gjitha qytetet i janë marrë 123 vota. Në Devoll, nga procesi i rinumërimit  “Bashkë Fitojmë” rezultoi me 36 vota minus, në Shkodër 15 vota ndërsa në Durrës 21 vota më pak.

Hyrja në garë e ndarë, duket se ka ndikuar negativisht për koalicionin, pasi 131 vota i janë dhënë më shumë Partisë Demokratike zyrtare. Tjetersimi më i madh i votës për Partinë Demokratike është bërë në Durrës dhe Shkodër.

Ndërsa Partia Socialiste, kishte humbur rreth 100 vota për këshillin bashkiak nga numrimi në 14 Maj.

Por në 14 bashki, procesi i numërimit ka qenë model pasi nuk është vërejtur asnjë problematikë.

Bashkitë pa asnjë problematikë

Skrapar                Konispol

Përmet               Mallakaster

Libohovë            Polican 

Dropull                Skrapar

Finiq                     Elbasan

Belsh                   Gramsh

Patos                   Rrogozhinë

Këto të dhëna nxjerrin edhe njëherë në pah problematikën me komisionerët dhe numëruesit, që përcaktohen nga partitë politike.

Së fundmi, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka kërkuar që në ndryshimet e reformës zgjedhore të përfshihet dhe depolitizimi i administratës zgjedhore.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article