Tmerr në SHBA/ Shtetasi amerikan vret të dashurën e tij dhe dy qiramarrësit pasi nuk ia kishin paguar qiranë, arrestohet nga policia

11 months ago 67

Një 54-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vrarë me thikë 3 persona, të dashurën e tij dhe dy qiramarrës, brenda një shtëpie në New York, të martën (14 nëntor), shkruajnë mediat amerikane.

Sipas policisë, viktimat janë dy gra dhe një burrë. E dashura e autorit u gjet e vdekur në një kat sipër shtëpisë, ndërsa dy qiramarrësit u gjetën në bodrum.

Zyrtarët thonë se besohet se gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme për mospagesën e qirasë, ndrësa sa i përket të dashurës ai është shprehur se ka pasur vazhdimisht probleme.

Nuk dihet nëse viktimat janë goditur me thikë pas një përplasje fizike mes tyre, apo janë goditur në gjumë..

Pronari, pak orë pas ngjarjes është vënë në pranga nga policia. Ndërsa fqinjët e tyre janë shprehur se si qiramarrësit ashtu edhe pronari ishin të sjellshëm.

Read Entire Article