Tomë Gashi me një paralajmërim të fuqishëm për hapjen e Urës së Ibrit - ‘godet’ Vuçiqin, ja çfarë i përmend nga e kaluara!

1 month ago 6
Reklamë

Politika

Nga: M.Haziri Më: 12 gusht 2024 Në ora: 08:01

Tomë Gashi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret që Ura e Ibrit të hapet më datë 14 ose 15 të këtij muajit.

Këtë deklaratë Vuçiq e dha gjatë një konference për media.

Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare do të përpiqet të vendosë liderë të rinj serbë, të cilët në fakt do të përpiqen të negociojnë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai thotë se që nga fillimi i qeverisjes së Kurtit, Vuçiqi ka humbur bashkëpunimin e me Kosovës, siç ka bërë me udhëheqësitë e kaluar.

Ka kaluar koha kur disa udhëheqës të Kosovës kanë mundur fshehurazi apo edhe jo shumë fshehurazi kanë bashkëpunuar dhe e kanë lavdëruar Vuçiqin apo të dërguarin e tij special të Kosovës, Radoçiqin”, u shpreh ai.

Më tej, avokati shton që Vuçiqi nuk mund të i di më punët që ndodhin brenda Kosovës.

Sipas tij, të vetmin lajm që Vuçiq e di është se Qeveria Kurti do ta hapë Urën pa koordinim me Serbinë.

Ka kaluar koha kur Vuçiqi i “din” dhe dirigjon të gjitha ato çka ndodhin në Kosovë. Vuçiqi mund të sheh ëndrra për ndikimin e tij në punët e brendshme të Kosovës.

Që nga ardhja në pushtet Albin Kurti, datat për hapjen e Urës nuk i din Vuçiqi. Të vetmin lajm që e din dhe që është i vërtetë është se Qeveria e Kurtit do ta hapë Urën pa koordinim me Serbinq e me Vuçiqin por me njoftim paraprak të SHBA dhe të disa shteteve mike të BE-së”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article