Tottenham refuzon 100 mln euro për Kane

1 year ago 17
Reklamë
22:40 06/08/2023

Daniel Levi është një nga negociatorët më të vështirë në futbollin europian dhe këtë e ka treguar sërish në operacionin Bayern-Kane. Pavarësisht se lojtari dhe klubi bavarez kanë një marrëveshje mes tyre, ofertat e ardhura nga Mynihu janë refuzuar nga presidenti i Totenhemit.

Levi i tha jo 100 mln eurove për një lojtar që kontrata i përfundon në qershorin e 2024 dhe është 30 vjeç. Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, refuzimi i “Spërsave” ka zemëruar kapitenin e Anglisë si edhe kampionët gjermanë, me këta të fundit që po mendojnë për alternativa për ofensivën.

Në Mynih pëlqehet edhe sulmuesi i Juventusit Dushan Vlahoviç. Bajerni do të paguante më pak për serbin, që gjithashtu pëlqehet nga skuadra e Çelsit. Në të kaluarën edhe klubet e Mançester Sitit, Real Madridit dhe PSG kanë bërë oferta për Heri Kejnin, por janë tërhequr pas pretendimeve të larta të Totenhemit.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article