Trafikimi i veprave të artit me vlerë 1.5 mln euro, kryeplaku i fshatit: I shesim me 500 lekë në treg

10 months ago 39

Një prej autorëve të dyshuar për trafikim të veprave të artit dhe kulturës në kuadër të operacionit “Vlera” Shpëtim Kalemi, është banor i komunitetit rom. Kryeplaku i fshatit Drizë, Panajot Alushi kundërshton me forcë arrestimin e tij duke e konsideruar padrejtësi.

Ai tha për mediat se personat e arrestuar nuk kanë lidhje me trafikimin e veprave të artit, duke thënë se bëhet fjalë për gjëra të vjetra me vlerë të ulët. Ai thotë se Shpëtim Kalemi i arrestuar ka kaluar edhe doganën greke dhe shqiptare dhe nuk është ndaluar.

“Pa urdhër, pa pasur një shkresë për tu hapur banesa. Unë jam përfaqësuesi i fshatit. Po na sorollasin dhe marrin nëpër këmbë, edhe ministria e Drejtësisë dhe Policia e Shtetit duhet të marrë masa për shtresat në nevojë. Shpëtim Kalemin nuk e ka kaluar dogana greke dhe shqiptare, ka kaluar makinë në skaner, ka paguar edhe 260 euro, ato gjërat e vjetra që ne shesim 500. Ai po nxjerr kafshatën e bukës. Duhen marrë masa, gjërat që janë kapur në banesën e Kalemit për ne janë pa vlerë. T’i verifikojë ekspertiza se janë gjëra që shiten me 500 apo 1000 lekë.”, tha ai.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article