Trafikuan me kamion 63 kg kokainë të lëngshme, Gjykata e Brukseli dënon dy të rinjtë shqiptarë

10 months ago 21

Gjykata penale e Brukselit ka dënuar tre persona me burgim efektiv për trafikun e më shumë se 60 kg kokainë. Droga ishte fshehur në fuçi me tul frutash.

Policia kishte marrë informacion në fund të vitit 2022 për një transport të konsiderueshëm droge në Machelen të Belgjikës. Gjatë një vëzhgimi më 2 janar të këtij viti, një kamion është vërejtur duke ndaluar në Nijverheidstraat, ku dy persona kanë qenë duke pritur për automjetin.

Detektivët e ndoqën kamionin për në Haren, pas së cilës dy burra me kombësi shqiptare u kapën në flagrancë kur transferuan më shumë se njëzet fuçi në një automjet tjetër.

Bëhet fjalë për tul frutash të ngrirë, në të cilin ishin fshehur 63 kilogramë kokainë të lëngshme. Në gjykimin e tyre, tre të dyshuarit kanë debatuar për dënime me kusht, por gjykata nuk është pajtuar me këtë. Shoferi i kamionit, holandez, u dënua me 36 muaj burg. Dy shqiptarët u dënuan me 40 muaj burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article