Tragjedi në Guine, humbin jetën 6 tifozë

7 months ago 5
Reklamë
13:27 22/01/2024

Fansat po festonin fitoren ndaj Gambias në Kupën e Kombeve të Afrikës

Fitorja në Kupën e Kombeve të Afrikës u kthye në tragjedi në Guine. 6 persona humbën jetën duke festuar triumfin ndaj Gambias me rezultatin 1-0. Por i lartë ishte dhe numri i të plagosurve.

Për përfaqësueses e Guinesë, kjo ishte fitorja e tretë në një dekadë në kompeticonin më të rëndësishëm të kontinentit, që u jep shpresë për kualfikimin.

Të shumtë ishin tifozët që dolën në rrugë me makina dhe motorë në kryeqytetin Conakry dhe festuan. Me dhjetëra rrezikuan jetën, ndërsa festonin mbi mjetet e tyre.

Tre persona humbën jetën kur dy automjete që udhëtonin me shpejtësi të madhe u përplasën.

Federata e Futbollit e vendit afrikan bëri thirrje që fansat të festojnë në mënyrë të papërmbajtur dhe të kudjesen që të mos rrezikojnë jetën.

Guinea është vend kufitar me Bregun e Fildishtë ku po organizohet Kupa e Kombeve të Afrikës dhe janë të shumtë tifozët që kanë udhëtuar për të mbështetur kombëtaren e tyre.

Sfida vendimtare e “elefantëve” do të jetë kundër Senegalit të martën.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article