Tragjike! Zjarri në lokal u merr jetën mbi 100 dasmorëve

1 year ago 14
09:24 27/09/2023

Dasma kthehet në tragjedi në Irak. Mbi 100 persona kanë humbur jetën dhe mbi 150 të tjerë janë plagosur pasi një zjarr i fuqishëm shpëtheu në një lokal në qytetin Al-Hamdaniya në Irakun verior, 30 km në jug-lindje të Mosulit.

(Klikoni këtu për të parë videon)

Në mesin e të vdekurëve është edhe çifti i sapomartuar, ndërsa rreth 1,000 njerëz raportohet të kenë qenë të pranishëm kur shpërtheu zjarri. Të paktën 50 nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Mbrojtja civile e Irakut tha se raportet fillestare treguan se fishekzjarrët e përdorura gjatë dasmës mund të kenë qenë shkaku i zjarrit, por një hetim është hapur për këtë tragjedi.

Pamjet tregojnë mbetjet e djegura në sallën e dasmës. Të ftuarit e dasmës shihen gjithashtu duke u hedhur nga tavolina dhe duke u përpjekur të iknin. Mendohet gjithashtu se materiali i paneleve mund të ketë ndihmuar përhapjen e flakëve, duke shkaktuar rënien e pjesëve të tavanit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve irakiane INA.

Rreziku mbetet ende pasi panelet kanë lëshuar gazrave toksikë të cilat përmbanin plastikë. Punonjësit e urgjencës vijojnë kërkimin për të gjetur të tjerë persona nën rrënoja. Standardet e sigurisë në sektorët e ndërtimit dhe transportit të Irakut shpesh shpërfillen dhe infrastruktura vendit është në gjendje të keqe pas dekadash konflikti, është rregullisht skena e zjarreve dhe aksidenteve fatale.

Në korrik 2021, një zjarr në njësinë Covid të një spitali në jug të vendit vrau më shumë se 60 njerëz dhe në prill të të njëjtit vit, shpërthimi i rezervuarëve të oksigjenit shkaktoi një zjarr në një spital në Bagdad që la më shumë se 80 njerëz të vdekur.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article