Trajneri i Lecces e goditi me kokë dhe e ‘nokautoi’ sulmuesin kundërshtar pas ndeshjes

7 months ago 5

Verona ka fituar si mysafir i Lecces me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Michael Folorunsho në minutën e 17-të.

Ishte një ndeshje e rëndësishme në luftën për mbijetesë dhe më mirë doli Verona, e cila tani është në vendin e 13-të, ndërsa Lecce zë vendin e 15-të.

Pas ndeshjes që ishte e tensionuar në disa raste, ka ndodhur një incident. Gjegjësisht, trajneri vendas, Roberto D’Aversa, goditi me kokë sulmuesin mysafir Thomas Henry.

Trajneri i Lecces kaloi një lojtar të Veronës dhe e goditi me kokë dhe Henryn i cili u rrëzua menjëherë në fushë.

Lecce coach Roberto D’Aversa appeared to headbutt Verona striker Thomas Henry at full time….. pic.twitter.com/FUI78TAkht

— Italian Football News 🇮🇹 (@footitalia1) March 10, 2024

I njëjti lojtar kishte marrë një karton të kuq edhe para këtij incidenti, kështu që D’Aversa hyri të përballjet me të pas disfatës së dhimbshme. /Telegrafi/

Read Entire Article