Trajnerja e Anglisë kërkohet nga meshkujt, kandidate për stolin e Holandës dhe Anglisë

1 year ago 16
Reklamë
20:41 22/08/2023

Edhe pse nuk ia doli të fitonte në finale e Botërorit, Kombëtarja Angleze e femrave tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me stilin saj të lojës.

Vlerësimet për këtë i shkojnë trajneres Sarina Wiegman. Sipas gazetës britanike The Telegraph, federata holandeze dëshiron të angazhojë tekniken për të udhëhequr ekipin e meshkujve për Euro 2024.

Më parë, ajo ka drejtuar kombëtaren e femrave të vendit të saj drejt titullit në Euro 2017 si dhe fitoi garën pesë vjet më vonë me Anglinë. 

Kjo nuk është hera e parë që trajnerja përmendet si drejtuese për një kombëtare meshkujsh. Pak ditë më parë, federata angleze konsideroi se ajo ishte “personi më i mirë për këtë punë” si trajnere e përfaqësueses pas largimit të Gareth Southgate pas Euro 2024.

Shtetet e Bashkuara ishin gjithashtu të interesuara për holandezen për ekipin e femrave. Megjithatë, teknikja 53-vjeçare ka kontratë deri në vitin 2025 me Anglinë dhe për shkak të rezultateve të saj të shkëlqyera nuk do të lihet lehtë të largohet.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article