Transgjinori që dikur ishte ‘bodybuilder’ tregon vështirësitë që pati për të humbur muskujt kur ndërroi gjini duke u bërë femër

9 months ago 15

Ylli i WWE-së, Gabbi Tuft, ka treguar përvojën “frustruese” të humbjes së masës muskulore për të arritur një trup më “femëror”. Gabbi, e lindur në San Francisco dhe 45 vjeçe tani, tregoi hapur për përpjekjen “tejet të vështirë” për të ndryshuar kompozicionin e trupit dhe për të lënë pas muskujt e trupit mashkullor.

Në kulmin e karrierës së tij si ‘bodybulider’, sportisti peshonte 127 kilogramë dhe kishte vetëm gjashtë deri në tetë për qind yndyrë në trupin e tij. Megjithatë, që nga momenti kur ndërroi gjininë, Gabbi ka humbur rreth 45 kilogramë dhe ka shtuar peshë yndyrore për të ndihmuar në formimin e trupit që dëshironte. Por, arritja e trupit femëror të ëndrrave të tij në asnjë mënyrë nuk ka qenë e lehtë.

Tani, ish-ylli i WWE-së ka zbuluar betejën “jashtëzakonisht të vështirë” për të humbur masën muskulore duke mbetur një femër e hollë, e cila e shtyu atë në nivele të reja mendore dhe fizike, shkruan DailyMail.

I lindur në San Francisco, Gabbi, tani një grua 45 vjeçe, vendosi të ndryshonte gjininë tri vjet më parë.

Duke folur në një intervistë për Business Insider, 45-vjeçarja zbuloi se si ajo ndryshoi mënyrën e saj të të menduarit për të zhvilluar trupin e saj.

Ikona e WWE-së e citoi: “Pasi nuk kishte udhëzime të besueshme se si të humbje masën muskulore si një person transgjinor, unë duhej ta kuptoja këtë vetë. Në fund arrita, por nuk ishte një udhëtim i lehtë”.

Ajo tregoi se në fillim të udhëtimit të saj, iu drejtua çdo trajneri të fitnesit që njihte dhe kërkoi këshillat e tyre se si të humbte peshë dhe masën muskulore. Megjithatë, ata i këshilluan atë thjesht të ngrinte pesha më të vogla, të cilat e ndihmuan të bëhej e hollë, por nuk çuan në humbjen e masës së saj muskulore.

Pas përpjekjeve të ndryshme dhe dështimeve, Gabi u “frustrua” dhe vendosi ta merrte vet çështjen në duar duke studiuar atrofinë e muskujve. Studimet e saj u përqendruan në mënyrën se si gratë transgjinore mund të ndryshonin formën e trupit të tyre.

Ajo vuri re se një dritë ndezi kur mësoi se pacientët në pushim në shtrat humbnin më shumë muskuj se ata që ngriheshin vetëm për të përdorur banjën. Kështu, ajo përdori këtë ide për të hequr dorë nga stërvitja me rezistencë me shpresën se atrofia e muskujve do të fillonte.

Sidoqoftë, ndërsa ylli i sportit donte të humbte muskujt, ajo prapëseprapë donte të mbetej e hollë, kështu që ajo përfshiu stërvitjet me peshën e trupit për të mbajtur të tonifikuar pjesën e poshtme të trupit.

“Ishte një fillim i mirë, por trupi im vërtet filloi të transformohej kur zbulova një mënyrë për të detyruar trupin tim të përdorte muskujt si burim energjie”, tha ajo.

Ylli i WWE-së vërejti se kur ajo filloi të detyronte trupin të përdorte muskujt si karburant, ajo filloi të shihte rezultate.

Ajo tha për Business Insider: “Unë duhej të privoja trupin tim nga çdo burim tjetër i karburantit për të djegur masën muskulore”.

Sportistja u përqendrua në kalimin në versionin e saj të dietës keto që përfshinte vetëm proteina dhe yndyrna të shëndetshme. Ajo shpjegoi se kjo e ndihmoi trupin e saj të kthente muskujt në glukozë, në vend të karbohidrateve dhe sheqernave.

Gabbi filloi agjërimin ndërmjetës dhe ndoqi një regjim të rreptë stërvitjeje që e pa duke bërë sasi të mëdha kardio. Dhe shpejt mjaftueshëm, 45-vjeçarja filloi të shikonte trupin femëror që ajo gjithmonë kishte dëshiruar.

Ajo i tha Bussines Insider: “Masa muskulore filloi të hiqej shpejt sapo fillova të marr këtë qasje. Ishte e mahnitshme për t’u parë”.

Në fillim të udhëtimit të saj, ajo mbante një masë 14 deri në 16 në pantallona. Pasi humbi muskujt, ajo tani është masa 10 dhe vesh një masë të madhe ose të mesme në bluza.

Dhe ndonëse gjetja e ekuilibrit të duhur të stërvitjes për të mbajtur të tonifikuar dhe për të lejuar humbjen e masës muskulore ishte e vështirë, ajo theksoi se ishte edhe më e vështirë të mësonte veten të ishte e lumtur në trupin e saj të ri.

Sportistja zbuloi se ajo kishte nevojë të “lirohej” në mënyrë që të “përjetonte formën femërore”. Ajo vuri në dukje se u përqendrua në arsyen se përse donte të arrinte qëllimet e saj, “pse”.

Karriera profesionale e Gabbit në WWE zgjati nga viti 2008 deri në vitin 2012, duke pasur paraqitje në: Smackdown, Raw dhe Wrestlemania. Si luftëtar i WWE-së, ai (tani ajo) kishte ndërtuar një sasi të jashtëzakonshme muskulore. Veçanërisht, trupi i gjatë prej 188 centimetrash peshonte 127 kilogramë me vetëm gjashtë për qind yndyrë trupore.

Por në vitin 2021, Gabbi përfundoi në titujt e mediave botërore pasi njoftoi se do të ndërronte gjini. Më parë, transgjinorja pranoi se kur ishte më e re, ajo luante me veshjet e nënës së saj kur mbetej vetëm. Por ishte vetëm gjatë pandemisë momenti kur ajo reflektoi plotësisht mbi identitetin e saj – dhe prandaj filloi të vishet si një grua.

Pas viteve të trupit të saj që ishin të mbytur në testosteron, ajo vendosi të ndërronte gjini në fillim të të dyzetave të tij (tani saj). Ndërsa terapia hormonale ndihmoi ndryshimin, për të eliminuar sasinë e masës muskulore që Gabbi mbante, ajo pretendon se ajo bëri veten “një kavje për eksperiment”.

Sipas Gabbit, iu deshën dy vjet për të gjetur një regjim të stërvitjes dhe të dietës që e ndihmoi të arrinte dhe të mbante trupin e dëshiruar. /Telegrafi/

Read Entire Article