“Transhumanizmi’’, ‘’Përtej njeriut”, profesori, Ethem Ruka: Libri ka bërë bashkë studiuesit dhe hulumtuesit e qenieve njerëzore në miliona vite, ne jemi në fazën…

3 months ago 8

Ka startuar mbrëmjen e sotme në News 24, podacasti ‘’EduVision’’ nga univerisitetin Luarasi  me pedagogen Denisa Kela, ku ishte i ftuar Ethem Ruka, rektor i Universitetit Luarasi.

Profersor, Ruka është edhe botues, libri i tij i fundit “Transhumanizmi’’, ‘’Përtej njeriut”, rreth të cilit edhe ka komentuar.

Ruka thotë se epoka e njerëzit është e ndërlikuar ashtu si epoka e jetës. Por ne jemi në fazën që do marrim fatin në duart tona, por problemi më i madh nga pikëpamja filozofike është që po ecën me një ritëm shumë të madh.

Teksa edhe në libër Ruka thotë se shtrohen disa pyetje në lidhje me vazhdimësinë e jetës së qenieve njerëzore.

Ethem Ruka:

”Historia e njerëzimit është e ndërlikuar dhe prek një epokë shumë të gjatë, ashtu si aventura  e jetës.

Por u deshën disa miliardë vite që të prodhoheshin rreth 1 miliard njerëz, çuditërisht pas 100 vitesh popullsia e botës kaloi nga 2 miliardë në 7 miliard që është një evoluim spektakolar.

Dhe shtrohet pyetja ça do të ndodhë me ne? Pra njeriu është një qenie e gjallë si qeniet e tjera, a do ekzistojmë kështu si sot a do kemi fatin e dinozaurëve a do zhdukemi ne si qeniet e tjera, sepse 99% e qenieve të tjera të gjalla janë zhdukur, vetëm 1% ka mbetur.

Por njeriu pëson shumë ndryshime dhe libri për të cilin unë kam shkruar bashkon filozof të mëdhenj, shkencëtar që kanë studiuar njeriun në në miliona vite dhe ata mendojnë se ne jemi në një fazë tranzicioni, kështu rrjedh logjika e librit.

Ndërkohë që në këtë botim janë trajtuar 4 teknologji të rëndësishme që duken se funksionojnë të ndara, por në fakt janë bashkë.

Ato merren kryesisht me funksionet e turit duke na bërë të kuptojmë më shumë rreth vetë njeriut.

Mikroçipët janë pjesë e rëndësishme e hulumtimeve, ato janë vendosur edhe në trupin e njeriut”, tha Ruka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article