“Trazim nga kërcënimet dhe shantazhet”, zgjedhjet e reja afër – vjen parashikimi i ‘keq’ për opozitën!

1 month ago 20
Reklamë

Nuk kanë mbetur shumë kohë, deri te zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat pritet të mbahen ne fillim të vitit 2025

Madje, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar edhe takim me liderët e partive parlamentare, ku deklaroi ka deklaruar se është rënë dakord që të analizohen të gjitha datat dhe elementet relevante për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta.

Mirëpo, para këtij takimi, doli edhe një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), i cili nxori në pah perceptimet e njerëzve për çështjet socio-ekonomike, politike dhe të sigurisë.

Ajo çka bie në sy në të dhënat e këtij raporti është edhe fakti se 50 për qind e të anketuarve janë shprehur të kënaqur me punën e institucioneve qendrore të Kosovës, një rritje krahasuar me të dhënat e anketës së kaluar kur kjo shifër ishte mbi 42 për qind.

Këto rezultate janë sinjal pozitiv për qeverinë Kurti, ku dimë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk janë shumë larg.

E për këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi.

Ai tha se qeveria aktuale ka suksese dhe arritje, derisa potencoi se gjendja në Kosovë është në nivel të përmirësuar.

Image

Dedë Preqi.

“Qeveria Kurti, nga pikëpamja e politikës së brendshme si në çdo vend ka batica dhe zbatica, por ka edhe suksese e arritje, edhe pse ka diçka që nuk shkon brenda saj, duke iu referuar opozitës, nëse qëllimet bazë dhe kriteret e vlerësimit të saj janë të rreme, sepse në realitet gjendja në Kosovë, është në një nivel të përmirësuar, e brishtë, por stabile.

Ndërsa, në politikat e Jashtme, qeveria Kurti, do varet nga disponimi i BE-së, dhe bashkësia ndërkombëtare, ku kemi edhe ngecje, jo edhe për fajin tonë, por sidomos në marrëdhëniet dhe raportet me Serbinë, nuk janë të kënaqshme, sepse vendi i jonë e ndjen një trazim të thellë nga kërcënimet dhe shatazhet që i bëhën nga fqinji verior Serbia”, deklaroi opinionisti.

Po ashtu, Preqi vlerësoi se vazhdimi i kësaj qeverie garanton të ardhmen më të mirë të këtij vendi.

Ai vlerësoi treshen politike, Kurtin, Osmanin dhe Konjufcën.

“Prandaj, kjo qeverisje e gjen shprehjen e vet, që mbështetet edhe nga shumica e qytetarëve të vendit, duke përfshirë edhe komunitetet pa përjashtime edhe atij serb në veri, edhe pse shumica e tyre janë të shtrënguar nga Beogradi, që mos ta pranojnë realitetin dhe të shprehin të lirë me opinionet e tyre.

Opozita e tanishme akoma nuk e ka të qartë dhe ende nuk e ka kuptuar se bindja për një qeverisje që lidhet me rëndësinë e këtij vendi tani më është zbuluar si kurrë më parë me udhëheqjen e Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Glauk Konjufcës, dhe vazhdimi i kësaj qeverie është diçka që garanton të ardhmen më të mirë të këtij vendi përmes sundimit ligjor dhe shtrirjen e sovranitetit në tërë teritorin e vendit”.

Ndër të tjera, opinionisti beson se do të kemi edhe një mandat me qeveri të udhëhequr nga Kurti, pavarëisht që kundërshtohet nga opozita.

“Te qeveria Kurti, hasim në koncepte të gatshme, që ka mundësinë e përgjegjësisë edhe për një mandat e më shumë qeverisës, edhe pse do të kundërshtohet nga opozita, por fjalën kryesore e ka vetë populli, i cili e pranon faktin mbi të cilin bazohet zhvillimi dhe e ardhmja e vedit tonë”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

Read Entire Article