Tre të ekstraduar nga tre shtete evropiane. Kush janë ata dhe akuzat

6 months ago 9

Tre persona janë ekstraduar nga tre shtete të ndryshme, ndërsa akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia sqaroi se ka ekstraduar shtetasit, Saimir Prenga, Arjan Gjergji dhe Besmir Kola alias Zef Kola.

Njoftimi:

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, Gjermani dhe Greqi, me objektiv lokalizimin, vënien në pranga dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u kryen ekstradimet:

-nga Italia në Shqipëri, i shtetasit S. P., 42 vjeç. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 42-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Gj. L., gjatë periudhës 2017-2018, ka shitur rreth 67 kg lëndë narkotike cannabis sativa;

-nga Gjermania në Shqipëri, i shtetasit A. Gj., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit të Pergjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar për prodhimin dhe shitjen e 20 kilogramëve lëndë narkotike cannabis sativa, që u sekuestrua nga Policia, në fshatin Grudë Fushë, në vitin 2021.

-nga Greqia në Shqipëri, i shtetasit B. K. alias Z. K., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Shtetasit e ekstraduar i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article