Tre tifozë në fushë vetëm pas 25 sekondash, çfarë nuk u pa gjatë finales?

4 months ago 10

Në finalen mes Realit dhe Dortmundit mbrëmjen e kaluar nuk munguan as tifozët në fushën e lojës, ashtu siç është bërë traditë me finalet e Championsit.

Vetëm 25 sekonda pas fillimit të finales së Londrës, tre tifozë ‘pushtuan’ fushën dhe njëri prej tyre, bëri edhe një selfie me brazilianin Vinicius.

Ndeshja u ndërpre vetëm pak sekonda pasi kishte filluar, duke rifilluar pas dy minutash. Reali fitoi 2-0 finalen me golat e Carvajal dhe Vinicius në pjesën e dytë.

Pitch invader did the “SIUUU” at Wembley. Ronaldo’s legacy forever remains. 🐐 pic.twitter.com/N3rgklqA1j

— Dr Yash  (@YashRMFC) June 1, 2024

Read Entire Article