Tre vite pas shpërthimit katastrofik të Bejrutit, ende asnjë përgjegjës

1 year ago 14
Reklamë

Libani shënon tre vite nga shpërthimi katastrofik, më i madhi jo-bërthamor i ndodhur ndonjëherë që tronditi Bejrutin, ndërsa ende nuk ka asnjë përgjegjës për ngjarjen.

Më 4 gusht të vitit 2020, shpërthimi masiv në portin e Bejrutit shkatërroi një pjesë të kryeqytetit libanez, duke vrarë më shumë se 220 njerëz dhe duke plagosur të paktën 6,500 të tjerë.

Autoritetet njoftuan se katastrofa u shkaktua nga zjarri në një magazinë ku një rezervë e madhe e nitrateve kimike industriale të amonit ishin ruajtur në mënyrë të rastësishme për vite me radhë.

Edhe pse kanë kaluar tre vite, hetimi pothuajse ka ngecur totalisht, duke lënë të mbijetuarit pa asnjë përgjigje.

Grupi kryesor aktivist që përfaqëson familjet e të vrarëve ka bërë thirrje për një protestë, për gjendjen e krijuar deri më tani.

Që në ditët e para, hetimi i shpërthimit është përballur me një mori sfidash politike dhe ligjore.

Në dhjetor 2020, hetuesi kryesor Fadi Sawan akuzoi ish-kryeministrin Hassan Diab dhe tre ish-ministra për neglizhencë. Por më pas hetuesi u shkarkua nga çështja.

Top Channel

Read Entire Article