Treshja e Hamasit futet në spital dhe ndodhin dy shpërthime, publikohen pamjet e militantëve që kishin shënjestruar izraelitët

10 months ago 16

Manuel Fabian, raporteri i luftës i Times of Israel, ka publikuar në X (ish-Twitter) videon më të re të Hamasit.

Në video shihen tre pjesëtarë të armatosur të Hamasit, që vrapojnë në drejtim të spitalit “Rantis” në qytetin e Gazës, transmeton Telegrafi.

Ata futen brenda dhe duket se vërejnë se atje gjendeshin pjesëtarët e IDF-së izraelite dhe fillojnë të ikin.

Fabian në postim pretendon se Hamasi i ka përshkruar treshen si “luftëtarë të torturave”, që është sipas izraelitëve një dëshmi se ata bartnin jelekë me lëndë shpërthyese.

Në video ndodhin dy shpërthim, ku e para është shkaktuar nga një raketë që e shkrepë Hamasi nga spitali.

Ndërkaq shkaku i shpërthimit të dytë sipas Fabianit mbetet i paqartë.

Në anën tjetër, ditë më parë IDF-ja kishte shfaqur disa jelekë me eksplozivë që i kishin gjetur në Rripin e Gazës. /Telegrafi/

A video published by Hamas shows three armed operatives running into Gaza City's Rantisi Hospital after apparently spotting IDF forces there.

Hamas describes the trio as "martyrdom fighters," possibly indicating they had suicide vests.

The video shows two blasts, the first… pic.twitter.com/LgUP9RxvCX

— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) November 19, 2023

Read Entire Article