Trondit Naim Miftari, zbulon emrat e spiunëve serbë dhe lidhjet e tyre me politikanë të Kosovës

4 weeks ago 8
Reklamë

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për agjentët serbë në Kosovë.

Ai thotë se, Serbia pas luftës ka instaluar njerëz dhe agjentë të saj në politikën e Kosovës, në polici, prokurori, gjykata, SHIK, më vonë në AKI, FSK, në televizione, shtyp, në firma tregtare dhe pothuajse çdo kund.

“Serbia hapat e parë për instalimin e spiunëve të vetë në Kosovë dhe zgjerimin e rrjetit, i pati marrë në vitin 1999, posa u vendos UNMIK-u në Kosovë, pastaj ka vazhduar dhe po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Do të doja të besoja se Kosova ka filluar t’i hap sytë më në fund kundër spiunimit armiqësor serb në Kosovë, por dyshoj në epilogun e këtij episodi, pasi jam shumë i sigurt se edhe vetë AKI-a, Policia edhe Prokuroria Speciale janë të mbushur vetë me agjentë serbë”, thotë Miftari.

Miftari pyet pse  mediat e stanishiqëve dhe të oligarkëve të korrupsionit dhe të politikanëve të korruptuar shqiptarë të Kosovës kurrë nuk e publikuan, por e mbajtën sekret sesi dhe ku u zhduk vite më herët eprori i lartë i policisë së Kosovës O. Musa.

“Musa kishte ikur në Britani dhe atje kishte pranuar se ishte pjesëtarë aktiv i UDB-së, i BIA-së serbe me detyrë konkrete pas luftës në policinë e Kosovës, pse kurrë askush nuk u morë me këtë temë, të hetohej edhe zyrtarisht se sa njerëz e policinë e Kosovës, sidomos ish-pjesëtarët e UÇK-së në polici (unë personalisht Naim Miftari isha edhe vet i dëmtuar), por sa e sa pjesëtarë shqiptarë kishte dëmtuar O. M. në policinë e Kosovës?”, shton ai.

Sipas ti, ai nuk ishte i vetmi spiun që merrte urdhra nga Beogradi.

“Pastaj është rasti në presidencën e Kosovës që u mbyll dhe u mbulua me pluhur shumë shpejt 2009, 2014. Si arriti agjenti i BIA-s të bëhet këshilltar i presidentit Thaçi, ai i cili para dhjetë vjetësh ishte arrestuar në Kosovë, Branislav Nikoliq, si agjent i shërbimit sekret serb BIA, që punonte dhe tentonte të kurdiste fakte të rrejshme kundër UÇK-së. Disa vite më vonë Hashim Thaçi e ka pati emëruar këshilltar politik të tij në Presidencë! Personat që shiheshin në atë xhirim 2009 akuzoheshin se janë agjent të shërbimit sekret serb BIA të ardhur me mision nga Beogradi për t’u ofruar mijëra euro njerëzve, që janë të gatshëm të dëshmojnë rrejshëm kundër UÇK-së sidomos për transplantim të organeve, ata u arrestuan, u nxorën para kamerave me duar në pranga dhe nga bossat e politikës u quajt atëherë si një fitore e madhe! Disa vite më vonë çuditërisht njëri nga ata pjesëtar të BIA serbe të arrestuar disa vite më vonë çuditërisht bëhet këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga të dyshuarit Millutin Radanovic, Predrag Zhelkoviq shtetas të Serbisë dhe Igor Juçinac pjesëtar i Policisë së Kosovës si pjesëtar të shërbimit sekret serb në vitin 2009 ishin filmuar duke dhuruar qindra mijëra euro shuma të majme parash në këmbim të deklaratë të rrejshme për transplantim organesh akuza të servuara nga Beogradi kundër ish-UÇK-së”, thekson ai.

Miftari shprehet se, këta persona të BIA-s i kishte arrestuar policia më 11 qershor të vitit 2009 në afërsi të Çagllavicës, për çka hetuesit kishin ngritur kallëzim penal për krim të organizuar dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë, në atë kronikë të transmetuar në RTK, shfaqet dhe njëri nga personat e kërkuar, por që ishte në arrati ky është Branisllav Nikoliq i cili bashkë me tre persona tjerë akuzoheshin për krim të organizuar.

“Dhe çuditërisht, Branisllav Nikoliq i BIA-s u bë pas disa viteve këshilltar i ish-presidentin të Kosovës, Hashim Thaçit! Në aktvendimin e Gjykatës së Qarkut i cili kontrollohet edhe sot nga Pronto Mafia në mungesë të provave e ka hedhur poshtë aktakuzën e prokurorisë në vendimin e kësaj gjykate ku fshihen emrat e të dyshuarve, ku thuhet se nuk janë gjetur elemente të mjaftueshme, por si përfundoi një agjent i BIA-s si këshilltar i presidentit të Kosovës këtë pyetje se dinë askush ndoshta e dinë vetëm Hashim Thaçi dhe vëllai i tij Gania!”, përfundon Naim Miftari.

Read Entire Article