Trump e kritikoi për prezantimin e dobët, Jimmy Kimmel i përgjigjet nga skena e “Oscars”: A nuk ka kaluar koha jote e burgut?

7 months ago 13

Donald Trump bëri një thumbim në rrjetet sociale ndaj prezantuesit të çmimeve “Oscars 2024”, Jimmy Kimmel — por ky i fundit u sigurua që t’ia kthente me një mesazh nga skena.

Trump kritikoi performancën e Kimmel si prezantues dhe transmetimin “shumë të dobët politikisht korrekt” të çmimeve “Oscars 2024” në një postim tepër kritik në Truth Social gjatë shfaqjes, shkruan NBC.

“A ka pasur ndonjëherë një prezantues më të keq se Jimmy Kimmel te ‘Oscars'”, shkroi Trump, i cili është kandidati i presupozuar presidencial i republikanëve në zgjedhjet e ardhshme.

“Hapja e tij ishte ajo e një personi më pak se mesatar që po përpiqet shumë të jetë diçka që ai nuk është, dhe kurrë nuk mund të jetë”.

“Hiqeni Kimmel dhe ndoshta zëvendësojeni me një tjetër ‘talent’ të përdorur por të lirë të ABC-së, Georgia Slopanopoulos”, shkroi tutje Trump.

Trump says the Academy Awards is rigged. pic.twitter.com/7nsptDPgfF

— Ron Filipkowski (@RonFilipkowski) March 11, 2024

Kimmel, pak para se të prezantonte çmimin e fundit të mbrëmjes (Filmi më i mirë), e lexoi postimin e Trumpit para audiencës në Teatrin “Dolby”.

“Sapo mora një recension, dhe doja ta ndaja me ju”, tha Kimmel para se të lexonte një pjesë të madhe të postimit, dhe përfundoi me një shtesë të improvizuar “blah blah blah”.

Jimmy Kimmel calls out Donald Trump at the 2024 #Oscars pic.twitter.com/bAGWxUFg9P

— The Hollywood Reporter (@THR) March 11, 2024

“Shihni nëse mund ta gjeni se cili ish-president sapo e postoi këtë në Truth Social”, pyeti Kimmel ndërsa të qeshurat nga audiencë u dëgjuan. “Ndokush?”.

“Faleminderit, Presidenti Trump, faleminderit që po na ndiqni. A nuk ka kaluar koha jote në burg?”, tha me shaka Kimmel. “Ai me siguri është i fokusuar tek gjërat e rëndësishme”, shtoi tutje Kimmel në kundërpërgjigjen e tij nga skena e “Oscars 2024”. /Telegrafi/

Read Entire Article