Fëmijët e tij si dhe bizneset kanë mbivlerësuar vlerën neto të pasurisë për të siguruar financime të paligjshme
Një gjykatës ka vendosur që ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kryer mashtrime për vite me rradhë gjatë ndërtimit të perandorisë së pasurive të paluajtshme. Në këtë përfundim ka arritur gjykatësi Arthur Engoron.
Engoron urdhëroi gjithashtu anulimin e certifikatave që lejojnë disa nga bizneset e Trump, përfshirë Organizatën Trump, të operojnë në Nju Jork. Gjykatësi përshkroi se si Trump, djemtë e tij të rritur Donald Jr. dhe Eric, Organizata Trump dhe të tjerë mashtruan bankat dhe kompanitë e sigurimeve duke duke ekzagjeruar vlerën e tij neto në dokumentet e përdorura për të bërë marrëveshje dhe për të siguruar financime të paligjshme.
“Këto taktika kaluan kufirin dhe shklën ligjin”. Ai pretendon se nëse vlerat e pronës janë rritur në vite që nga momenti i dorëzimit të pasqyrave financiare, atëherë numrat nuk janë fryrë në kohën kur janë dorëzuar”, por kjo nuk është e vërtetë”, shprehet gjykatësi Engoron mbi justifikim e Trump.
Trump ka argumentuar se kurrë nuk kanë kryer mashtrime ndërsa kanë planifikuar të apelojnë vendimin. Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump i quajti akuzat se ai kishte kryer mashtrim “qesharake dhe të pavërteta” dhe një gjueti shtrigash në një nivel të paparë që sështë parë kurrë më parë.
Pohimet e gjykatësit erdhën pas një padie civile të ngritur nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James. Ajo e paditi Trumpin në shtator të vitit të kaluar duke e akuzuar ish-Presidentin dhe kompaninë e tij se kanë gënjyer për një dekadë për vlerat e aseteve, duke përfshirë këtu rezidencën e tij në Mar-a-Lago, apartamentin në majën e Trump Toëer dhe ndërtesa të tjera zyrash dhe fusha golfi.
Sipas prokurores, pasuria neto e Trump është rritur nga 2.23 miliardë dollarë deri në 3.6 miliardë dollarë.
Gjyqi i radhës për këtë çështje pritet të zhvillohet më 2 tetor, por saga e përballjes me drejtësinë për Trump dhe kompaninë e tij sa i përket fryrjes së paligjshme të pasqyrave financiare mund të zgjasë deri në dhjetor.
Trump gjithashtu përballet me një mori çështjesh të tjera gjyqësore. Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat në katër aktakuza që e akuzojnë atë për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020, grumbullimin e materialeve të klasifikuara dhe fshehjen e pagesave për një yll e filmave për të rritur Stormy Daniels.
Klan News
Të ngjashme