Trump thotë se nuk do të marrë pjesë as në debatin e tretë të republikanëve

1 year ago 10

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të marrë pjesë as në debatin e tretë presidencial republikan, i cili do të mbahet në Miami.

“Ata duhet të ndalojnë debatet. Është një gjë e keqe për partinë republikane”, tha Trump.

Këshilltarët e Trumpit kanë pohuar se ish-lideri amerikan kryeson sondazhet dhe se kjo është arsye e mjaftueshme që mos të ndajë skenën me sfiduesit.

Në fillim të kësaj jave, ish-presidenti iu referua debateve paraprake si “budallallëk”, raporton cnn.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, Trump deklaroi se do të merrte pjesë në debatet e përgjithshme presidenciale kundër demokratit, Joe Biden.

Disa rivalë të Trumpit e goditën atë për mospjesëmarrje në debate. Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley tha se “nuk mund të fitosh nëse mungon”.

Ndryshe, kandidatët për të marrë pjesë në debatin e tretë duhet të regjistrojnë të paktën 4 për qind në dy sondazhe kombëtare, ose në një sondazh kombëtar dhe dy sondazhe nga shtete të veçanta të votimit të hershëm – Iowa, New Hampshire, Karolina e Jugut ose Nevada. /Telegrafi/

Read Entire Article