Trupat e dy kosovarëve që vdiqën në Hungari pritet të kthehen sot në Kosovë

8 months ago 16
Reklamë

Trupat e dy kosovarëve që vdiqën në aksidentin në Hungari, Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi, pritet të kthehen sot në Kosovë.

Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla-Schwarz, tha për Express se kanë kërkuar që sa më shpejtë të kryhen procedurat dhe se dje është bërë obduksioni.

“Në lidhje me aksidentin fatal ku humbën jetën dy qytetarë të Republikës së Kosovës ju njoftojmë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, menjëherë pas marrjes së informacionit ka qenë në koordinim me autoritetet hungareze dhe njëkohësisht edhe me familjarët e viktimave.

Pas aksidentit autoritetet hungareze kanë kryer procedurat zyrtare që duhet ndjekur duke përfshirë raportin e aksidentit rrugor dhe atë të mjekësisë ligjore, procedurat e obduksionit (autopsisë) dhe të identifikimit. Si MPJD kemi ndihmuar familjarët e viktimave në kompletimin e dokumentacionit për tu përmbyllë rasti dhe trupat të transportohen për në vendlindje.

Po ashtu kemi kërkuar nga autoritetet hungareze që sa më shpejtë të kryhen procedurat dhe dje, me datë 09.01.2024 është bërë obduksioni. Pas kësaj, sot me datë 10.01.2024, familjarët kanë tërhequr trupat e familjarëve të tyre dhe sot bëhet kthimi i tyre në Kosovë. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla edhe njëherë i shpreh ngushëllime familjes Hoxhaj dhe Rexhepi për humbjen e më të dashurve të tyre”, tha Sahiti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article