Trysnia për Asociacion/ Veprimtari përmend emrat që po kërkojnë ‘Zajednicën’ – jep paralajmërimin e fuqishëm!

2 months ago 5
Reklamë

Trysnia për Asociacion po vazhdon të jetë shumë e dukshme çdo ditë e më shumë.

Qeveria e Kosovës e vendosur që nuk pranon Asociacion që dëmton vendin ka bërë që ndërkombëtarët të rritin trysnin për Asociacion.

E për Asociacionin ka folur edhe i dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit James Rubin i cili tha se është vështirë të imagjinohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje.

Ai tha se aktualisht ka shqetësime për mënyrën se si qeveria e Kosovës po luan rolin e saj në aspektin diplomatik, duke mos përmbushur kërkesën për krijimin e asociacionit.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur veprimtari nga Gjermania Idriz Zeqiraj.

Image

Idriz Zeqiraj

Ai thotë se një trysni e tillë nga ndërkombëtarët për Asociacion është e padrejtë dhe paligjshme.

Sipas tij, ka nga opozita zëra që dëshirojnë të përsëritin tradhtinë e Demarkacionit.

Trysnia që i bëhet Kosovës, për Asociacionin njëetnik serb, është sa e padrejtë, aq edhe e paligjshme dhe thellësisht provokative, mujshore e supërkriminale. Kjo trysni është unike, madje po shoqërohet me trysni të tjera, si kufizime të pranimit në organizmat evropiane, mos lëvrimin e fondeve të ndara nga BE-ja e të tjera. Është një diskriminim sui generis, i cili nuk nderon Evropën dhe botën demokratike. Sanksionet e vëna Kosovës, janë sa të padrejta, të pamerituara, po aq edhe të turpshme, sepse ato i përkasin Serbisë, vrastare të popullit të pafajshëm të Kosovës.

Ka zëra nga opozita PAN-iste "të bëhet Zajednica", në këmbim të përfitimit të ndihmave nga BE-ja"! Duan ta përsërisin tradhtinë e Demarkacionit, kur grupimi Hashimi-Isa-Ramushi bënin thirrje për dorëzimin e Kullës dhe të Qakorrit Malit të Zi, në këmbim të vizave. Ja, nga çfarë monstrash udhëhiqej Kosova?! Dhe, këtë e bënin për të mbetur në kolltuqet e ndyra pushtetare, përkatësisht, president, kryeministër... Patriotizmin shqiptar e vunë në bisht të lahutës”, u shpreh ai.

Porosia-amanet e Presidentit Rugova kurrë nuk duhet harruar

Në bised e sipër veprimtari përmend deklaratën e Rugovës që personat që kanë dosje krimesh janë të dëmshëm për Kosovën.

“Territori i Kosovës ka filluar tkurrjen nga fqinjët lakmiçarë e zullunçarë, qysh nga "Lidhja e Prizrenit" e deri me pazarët e Kullës dhe të Qakorrit, në dekadën e shkuar. Toka është e brezave të përjetshëm shqiptarë, andaj as milionat dhe as miliardat nuk guxojnë ta tjetërsojnë. Porosia-amanet e Presidentit Rugova kurrë nuk duhet harruar: "Të shantazhuarit me dosje krimesh, janë të dëmshëm për Kosovën, andaj nuk duhet lejuar të ngritën në poste pushtetare!"

Njëra nga akuzat më të shpeshta dhe më të rënda, të bëra Kosovës, nga grupi koral: Serbia, ndërkombëtarët, opozita PAN-iste, ka qenë se "qeveria e Kosovës nuk po koordinohet me faktorin ndërkombëtar!" Dhe, kjo akuzë vazhdon ta mbajë peng Kosovën. E vërteta është se për të gjitha nismat, për të vënë rend e ligj në veriun e Mitrovicës, qeveria ka qenë krejt transparente, dje dhe sot. Dhe, BE-ja, e sidomos ambasadori i nderuar Hovenier, i kanë konsideruar të drejta dhe ligjore, fillimisht. Por, kur ka reaguar Serbia dhe aleatja e saj Opozita, BE-ja u është bashkuar atyre, duke i quajtur "masa provokative kundër serbëve.

Dhe, kjo ka qenë stimulim dhe thirrje për "Listën Serbe", për të vënë barrikadat dhe për të bërë protestat e dhunshme në veriun e Mitrovicës, me dajakosjen, deri në sakatosje të tej 90 ushtarëve të KFOR-it; të gazetarëve dhe të qytetarëve tjerë. Gjithçka dirigjohej nga Beogradi. Dikush duhet të japë përgjegjësi, sepse ngjarjet nuk kanë ndodhur në prehistori, por brenda këtij çerek-shekulli, madje në epokën e dixhitalizimit”, shpjegon Zeqiraj.

Në fund, Zeqiraj përmend deklaratën e Rubin duke nënvizuar që është një mesazh amerikan dhe një risi domëthënëse për Kosovën.

Në pëmbyllje, sërishmi i referohem analizës së koordinatorit të posaçëm, James Rubin, qartësisë se tij, në trajtimin e raporteve Kosovë-Serbi. Ai flet me kompetencë dhe paanësi, për një zgjidhje të plotë dhe jo zgjidhje të arnuar dhe gjysmake, e cila mbjell zëi e gjëmë për brezat shqiptarë e serbë. "Unë jam zyrtar amerikan, në administratën e Presidentit Joe Biden. Qendrimi ynë është të propozojmë që normalizimi të përfshijë njohjen e ndërsjelltë të dy vendeve". Dhe, shton se "brenda popullit të Kosovës nuk ka garë. Populli i Kosovës është proamerikan". Larg autoritarizmit dhe autokracisë ruso-kineze. "Kosova po shënon përmirësim dhe mundësinë reale, për t`u bashkuar me BE-në",- konstaton, saktësisht, koordinatori i posaçëm, James Rubin. Ky mesazh amerikan, është një risi domëthënëse për Kosovën, të dhënë këto ditë.

Gjithësesi, kjo dëshmi, është bazë reale edhe për çmontimin dhe devalvimin e sanksionimit politik e vulgar, të bërë Kosovës. Urojmë që ky zë të shkojë në veshë të Perëndisë”, përfundoi Zeqiraj për “Bota sot”.

Read Entire Article