Tuchel befason me fjalët e tij: Jo Bayerni, kjo skuadër është më e forta në Gjermani

11 months ago 21
Reklamë

Bayern Munich do ta zhvilloj derbin e javës në Bundesliga në udhëtim te RB Leipzig.

Do të jetë një ndeshje e zjarrtë në Red Bull Arena mes dy rivalëve që pritet të luftojnë për titullin e kampionit së bashku me Borussia Dortmundin e Bayer Leverkusenin.

Tuchel ka folur për këtë përballje duke befasuar me fjalët e tij pasi e konsideron Leipzigun si skuadrën më të fortë në Gjermani.

Tekniku gjerman megjithatë ka thënë se nuk i lejohet një tjetër humbje nga Leipzig pas asaj që pësuan në Superkupën e Gjermanisë.

“Dëshira e grupit dhe e imja është që të fitojmë çdo ndeshje, veçanërisht kur përballemi me rivalë të fortë. Takimi me Leipzigun e konsideroj si kundërshtarin më të fortë në ligë aktualisht”.

“Është fakt se ata na kanë mundur në dy sfidat e fundit, por kjo nuk do të thotë asgjë. Fjala hakmarrje nuk ka asnjë vlerë, sepse s’na e kthen trofeun e Superkupës”.

“Duhet thënë se mposhtja në fillim të sezonit na ka bërë mirë, sepse prej asaj periudhe jemi ngritur në rezultate e lojë. Disfata e radhës kundër ‘demave’, e papranueshme. Ata kanë vite që luajnë me modulin 4-4-2, po ashtu janë kompakt si grup dhe me cilësi e shpejtësi të lartë nga krahët”.

“Strukturimi i vendësve ta bën të vështirë interpretimin e lojës me ritëm të plotë. Humori është i mirë dhe i kemi të gjitha shanset për të dalë me tre pikë nga ‘RedBull Arena’”, tha Tuchel. /Telegrafi/

Read Entire Article