Tullumbacja me azot, Balla: Policia ka ndaluar disa persona që futën në Shqipëri këtë substancë

11 months ago 12
Reklamë
12:19 22/09/2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se policia ka ndaluar disa persona që tentuan të fusnin në Shqipëri disa tullumbace me azot.

Sipas Ballës, kjo substancë është e rrezikshme dhe do të ketë konsultim me ekspertë të fushës për të parë si do veprohet me të.

“Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë, përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri. Sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kesaj substance në Shqipëri (jo për qëllime mjekësore). Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve”.

Tullumbacja me azot shiten lirisht në lokale të ndryshme të vendit.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article