Turbulenca të forta gjatë udhëtimit me aeroplan Londër-Singapor, humb jetën një person dhe mbi 30 të lënduar

4 months ago 7
Reklamë

Një person ka humbur jetën dhe mbi 30 tjerë janë lënduar, gjatë fluturimit me aeroplan të aviokompanisë Singapore Airlines që po udhëtonte nga Londra dhe u godit nga turbulencat.

Bëhet fjalë për aeroplanin Boeing 777-300ER që u drejtua drejt Bangkokut ku edhe aterroi, transmeton Telegrafi.

Aeroplani i linjës SQ 321 po transportonte 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.

“Singapore Airlines i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes të prekurve nga ky incident”, u tha në kumtesën e aviokompanisë.

Ata gjithashtu shtuan se janë duke punuar me autoritetet tajlandeze për t’ju ofruar asistencë shëndetësore pasagjerëve.

Autoritetet tajlandeze kanë dërguar autoambulanca dhe ekipe emergjente drejt aeroporti Suvarnabhumi.

Por mbetet e paqartë se çfarë saktësisht kishte ndodhur brenda aeroplanit gjatë fluturimit.

Turbulenca është një fakt i fluturimit – megjithatë incidente të rënda si ky janë të rralla, dhe një fluturim me turbulenca zakonisht nuk është asgjë për t’u shqetësuar. /Telegrafi/

Read Entire Article