Turbulenca të forta në fluturimin nga Katari për në Irlandë, raportohet për të lënduar

3 months ago 12
Reklamë

Gjashtë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit janë lënduar për shkak të turbulencave në një fluturim nga Doha e Katarit për në Dublin të Irlandës.

“Fluturimi QR107 i Qatar Airways nga Doha u ul në mënyrë të sigurtë, siç ishte planifikuar, në Aeroportin e Dublinit”, tha në një deklaratë Autoriteti i Aeroportit të Dublinit.

Por, bëhet e ditur se gjashtë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kanë raportuar për lëndime pasi aeroplani përjetoi turbulenca ndërsa fluturonte mbi Turqi, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, pas aterimit aeroplani u prit nga shërbimet e urgjencës, duke përfshirë Policinë e Aeroportit dhe Departamentin e Zjarrfikësve.

“Ekipi i Aeroportit të Dublinit vazhdon të ofrojë ndihmë të plotë në terren për pasagjerët dhe stafin e linjës ajrore”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, lajmi vjen pasi një pasagjer vdiq dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një fluturimi me linjën ajrore Singapore që përjetoi turbulenca të forta.

Fluturimi nga Londra për në Singapor hasi në turbulenca aq të forta sa që u detyrua të kryejë ulje emergjente në Tajlandë. /Telegrafi/

Read Entire Article