Banorët e fshatit Tokacli besojnë se vaji i tyre i ullirit është më cilësori
Vaji i ullirit është një produkt mjaft popullor të cilin njerëzit e kanë përdorur për shekuj me radhë, jo vetëm në tryezat e tyre, por edhe për të kuruar sëmundje.
Teksa vlerat e vajit të ullirit janë të pakontestueshme prodhimi i tij është një proces që ndiqet hap pas hapi në fabrikë, por jo në fshatin turk, Tokacli.
Çdo vjeshtë në këtë fshat banorët korrin ullinj dhe i bluajnë për të bërë vaj duke përdorur një mënyrë tradicionale të transmetuar nga paraardhësit e tyre.
Pas vjeljes, ullinjtë bluhen duke përdorur një mulli. Ky i fundit funksionon nga leva e saj e lidhur me një kalë, e cila e tërheq atë në formë rrethi. Më pas e gjithë masa hidhet në ujë. Vaji ngrihet në majë dhe fshatarët e nxjerrin duke përdorur duart e tyre.
Vetë pjesa e mbetur gjithashtu mblidhet dhe shitet për t’u përdorur në prodhimin e sapunit.
“Që nga koha e gjyshërve tanë, për rreth 300-400 vjet, ky vaj ulliri të cilën në gjuhën arabe e quajnë ‘zeyt asiir’ është bërë duke përdorur metoda të ndryshme në rajonin tonë, por në fshatin tonë është shumë i ndryshëm pasi çdo gjë bëhet me fuqi punëtore.”
Fshatarët besojnë se vaji i tyre i ullirit është superior ndaj atij të prodhuar duke përdorur metoda më konvencionale pasi farat nuk thyhen gjatë procesit të bluarjes, duke siguruar një shije më të ëmbël.
“E gjithë masa e ullinjve merret nga fuçia dhe futet në tenxhere. Vendoset atje dhe më pas përzihet me ujë të nxehtë dhe ujë të ftohtë. Kur vaji i ullirit ngrihet, fshatarët përdorin metodën e tyre për ta përzier dhe thithur vajin e ullirit.”
Produkti i tyre është gjithashtu zakonisht 50% më i shtrenjtë se vaji i zakonshëm i ullirit dhe klientët e tyre kryesorë janë bashkëatdhetarët që jetojnë në Gjermani dhe vende të tjera evropiane.
“Njerëzit e këtij rajoni e duan këtë vaj ulliri. Ne i kalojmë këto ditë në një mënyrë shumë argëtuese, sikur të jemi në një piknik. Çdo vit, persona nga Gjermania, Austria, shumë vende evropiane vijnë këtu për të parë këtë proces si dhe për të marrë disa shishe me vaj ulliri.”
Prodhuesi i vajit të ullirit Askin Demir shpjegon se sa vaj ulliri mund të nxirren.
“Këtu mund të marrësh një kilogram vaj ulliri nga 10 kilogramë ullinj. Aty mund të marrësh një kilogram nga 5 kilogramë ullinj, afërsisht. Edhe këtu ka një humbje të vajit sepse merret vaji më i mirë i cilësisë më të lartë.” “Tani kemi ardhur te pjesa e kënaqësisë. Sigurisht, tani që njerëzit kanë punuar, kanë nxjerrë vajin e ullirit”.
Pasi fshatarët mbarojnë prodhimin e vajit të ullirit në mënyrën e tyre tradicionale ata provojnë shijen përmes një mënyrë po aq unike sa dhe vetë procesi i përgatitjes.
“Për të shijuar cilësinë e vajit të ullirit, kemi këtë traditë: buka e nxehet mirë, bëhet krokante dhe më pas e zhysim në vaj ulliri dhe e hamë në atë mënyrë. Kjo quhet “zinneeni” në arabisht. Ullinjtë janë vërtet të rëndësishëm për fshatin Tokacli në Altinozu. Vetë emri Altinozu vjen nga ngjyra e vajit të ullirit.”
Ashtu si edhe vera, vaji i ullirit mund të variojë në shumë në shije dhe varet nga lloji dhe kualiteti i frutit të ullirit, periudha e të vjelave, moti gjatë sezonit të rritjes dhe rajoni ku prodhohen.
Turqia është një nga prodhuesit më të mirë të vajit të ullirit në botë dhe sigurisht një nga vendet më të vjetra për kultivimin e ullirit.
Klan News