Tymueset dhe shpërthimet dje në Kuvend, policia referon materialet në SPAK për grupin parlamentar të PD

10 months ago 7

Policia e ka konsideruar vendngjarje sallën e Kuvendit pas incidenteve të shkaktuara nga deputetët e opozitës ditën e djeshme. Por, ndryshe nga data 4 dhjetor referimi i materialeve në SPAK nga komisariati nr.1 nuk është bërë me emra konkretë, por materiali është referuar për grupin parlamentar të opozitës. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Më datë 4 dhjetor, komisariati nr.1 krahas materialeve të tjera hetimore referoi në SPAK edhe emrin e deputetëve Flamur Noka dhe Albana Vokshi.

Referimet në SPAK janë bërë që ditën e djeshme. Ndërsa për Nokën dhe Vokshin që me datë 4 dhjetor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article