U-17 miqësore me Kosovën

11 months ago 28
Reklamë
23:28 30/09/2023

Përfaqësuesja kuqezi ka dy teste të rëndësishme përpara kualifikueseve të Europianit

Kombëtarja Shqiptare e futbollit U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin Tetor kundër Kosovës.

Sfidat do të jenë testet e fundit për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardi Behari përpara kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Federatat përkatëse kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy testeve miqësore në datat 14 dhe 16 Tetor në stadiumin “Kukës Arena”.

Ndeshja e parë e kuqezinjve është planifikuar do të luhet në orën 14:00, teksa përballja e dytë në orën 11:00.

Këto dy ndeshje janë shumë të vlefshme për ekipin kombëtar U-17 dhe stafin e kuqezinjve për t’u dhënë mundësinë lojtarëve të grumbulluar të tregojnë cilësitë e tyre, e për të vendosur më tej për grupin e futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2023/2024 për këtë grupmoshë.

Përfaqësuesja U-17 është shortuar në Grupin 5 së bashku me Portugalinë, Republikën Çeke dhe Malin e Zi.

Të gjitha përballjet e këtij grupi do të luhen në Portugalii në datat 15, 18 dhe 21 Nëntor 2023.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article