U akuzua se mori pjesë në një tender, Juli: Po të kishte ndodhur do të kisha dy milionë euro në bankë

3 months ago 7
Reklamë

Sa ishte në Big Brother VIP Albania 3, Julian Deda u akuzua nga banori tjetër Jetmir Salaj, për një tender.

Kjo ishte diskutuar në një spektakël, ndonëse pas përfundimit aktori e ka sjellë sërish në vëmendje.

Ai ka kërkuar përmes një postimi që të sqarohet kjo ose në rastin tjetër do të bëjë një padi.

Foto: Screenshot/YouTube

I ftuar së fundmi në ‘Shqipëria Live’, artisti shqiptar ka treguar se nuk kishte të bënte fare me një tender, por me një ankand.

“Akuzohem nga Jetmiri që unë kam marrë pjesë në një tender duke përdorur një person që unë njihja për ta falsifikuar e kështu me radhë. Po të kishte ndodhur kjo do të kisha dy milionë euro në bankë”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti shtoi: “E hodha sepse dje ma ridërguan, i thash thuaje emrin. Jetmiri më mori në telefon dhe më tha se për kë rast bëhet fjalë. E vërteta është se nuk bëhet fjalë për tender fare, bëhet fjalë për një histori që e kam treguar me humor për një ankand. Nuk ka lidhje me tenderin, ka një lidhje me ankand. Do ta diskutoj edhe një herë me Jetmirin. E sqarova me të”.

Duket se hatërmbetjet mes banorëve po vazhdojnë edhe pas mbarimit të spektaklit. /Telegrafi/

Read Entire Article