Faruk Fatih Ozer, ish- shefi i kriptovalutës Thodex së bashku me vëllanë dhe motrën e tij u dënuan me 11,196 vjet burg secili për mashtrim të investitorëve me miliona dollarë.
Faruk Fatih Ozer, 29-vjeç u arratis në Shqipëri në vitin 2021 me asetët e investitorëve kur kriptovaluta e tij Thodex kolapsoi, transmeton Telegrafi.
Ai u ekstradua përsëri në Turqi gjatë muajit qershor dhe u shpall fajtor për pastrim parash, mashtrim dhe krim të organizuar.
Ozer i tha gjykatës se “nuk do të kishte vepruar kaq në mënyrë amatore” nëse qëllimi i tij ishte kriminal.
“Jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë. Kjo është e dukshme në këtë kompani që kam themeluar në moshën 22-vjeçare”, citohet të ketë thënë ai.
Në këtë gjyq të shkurtër në Stamboll u shpallën gjithashtu fajtorë edhe motra e tij Serap si dhe vëllai i tij Guven për të njëjtat akuza.
Dënime të tilla të jashtëzakonshme me burg janë mjaft normale në Turqi që nga heqja e dënimit me vdekje në vitin 2004 për të çuar përpjekjet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Top Channel