U arrestua me kërkesë të Serbisë, ish ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani arratiset nga Maqedonia e Veriut

1 month ago 8
Reklamë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani, i cili u arrestua në Maqedoninë e Veriut është arratisur. Përmes një deklarate, Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut lajmëroi se Ramadani nuk ndodhet më në adresën që ai kishte raportuar se do të qëndronte gjatë masës “arrest shtëpie”.

Blerim Ramadani kërkohej nga Serbia pasi dyshohej se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç disa ditë më parë i bëri kërkesë zyrtare homologut të tij, Pançe Toshkovski që të ekstradojë në Beograd Ramadanin.

Çështja e ekstradimit të Ramadanit u bisedua edhe gjatë vizitës së ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, në Shkup. Ai tha se Shkupi duhet të vendosë në mënyrë të pavarur, por nuk munguan as akuzat ndaj Serbisë se po përpiqet të destabilizoj marrëdhëniet në rajon.

Gjykata vendosi që të lej Ramadanin në “arrest shtëpie” deri më 16 gusht. Pas kësaj gjykata do të caktonte nëse ndaj tij do të niste procesin e esktradimit ose ta linte të lirë.

Ramadani është shtetasi i tretë i Kosovës si ish-ushtar i UÇK-së, i arrestuar në Maqedoninë e Veriut mbi bazën e urdhërarresteve serbe. Më parë u arrestuan edhe Gafurr Dugolli dhe Tomorr Morina, por me vendim të gjykatës u lanë të lirë.

Në Shkup u zhvilluan disa protesta që kërkonin të lihej i lirë Ramadani.

Read Entire Article