U betua sot si kryetar i ri i Bashkisë së Himarës, Tavo për News24: Të shkuarën t’ia lëmë së shkuarës! Transparenca në menaxhimin e fondeve dhe zbatimi i ligjit…

1 month ago 21

Vangjel Tavo u betua sot si kryetar i ri i Bashkisë së Himarës.

Në fjalën e tij për News24 ai u shpreh se transparenca në menaxhimin e fondeve do të jetë pika e parë e punës së tij.

“Nuk do ta quaj veten kryeqytetar por shërbëtor të qytetarëve. Problemet e së kaluarës do t’ia lë së shkuarës. Kur ekziston dëshira e vullneti çdo problem ka zgjidhje. Transparenca në menaxhimin e fondeve do të jetë pika e parë dhe zbatimi i ligjit në çdo vendim të bashkisë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article