U dënua për vrasjen e 50-vjeçarit në Fier, Fatmir Hoxha shpallet i pafajshëm pas 3 vitesh, lë qelinë  

10 months ago 38

Lirohet nga burgu Fatmir Hoxha, i akuzuar për vrasjen e 50 vjecarit Ahmet Toska në lagjen “Sheq i Madh”, ngjarje e cila ka ndodhur në 26 tetor të vitit 2020.

Ai ka fituar pafajësinë pas rigjykimit të kësaj çështje nga gjykata e Fierit dhe një riekspertimi të provave (pamje filmike të kamerave të sigurisë, veshjet,etj) që rrezonin akuzat për autorësinë e tij, dhe nuk ka prova bindëse që vrasja është kryer prej tij.

54-vjecari Fatmir Hoxha ka lënë pasditen e sotme ambientet e burgut te Fierit me vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Fier.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article