U diplomua nga Akademia Gjermane e Policisë: Ja kush është ministri i ri i Brendshëm Ervin Hoxha

1 month ago 14
Reklamë

Edi Rama ka vendosur sot ndryshimin e thuajse të gjithë kabinetit, duke e bërë qeverinë para zgjedhjeve sërish një kabinet teknik.

Në postin e ministrit të Brendshëm është vendosur Ervin Hoxha, një oficer i diplomuar në Akademinë Gjermane të Policisë. Ai së fundmi ka punuar si drejtor i IKM-tsë, ndërkohë që ka drejtuar mjaft sektorë të tjerë. Në CV-në e tij thuhet se për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.

CV-ja

Ervin Hoxha ka lindur në Tiranë më 13.10.1978. Arsimin e mesëm 4 vjeçar e kreu në

Shkollën Teknike të Përgatitjes së Nënoficerëve, (Teknik Astsubay Hazirlama Okulu) në

Balikesir, Turqi. Më tej vazhdoi Akademinë e Lartë të Sigurisë (Offizier Schule des Herres) në

Dresden të Gjermanisë. Në vitin 2006 përfundoi ciklin universitar në Fakultetin e Shkencave

Sociale në Universitetin e Tiranës.

Arsimin pasuniversitar e përfundoi me sukeses në Shkollën e Lartë të Policisë Gjermane

(Deutsche Hochschule der Polizei), duke fituar titullin M.A në Administrim Publik dhe

Menaxhim Policor.

Ka ndjekur trajnime të certifikuara në nivelin e lartë të drejtimit dhe menaxhimit në

fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në SH.B.A., Austri, Gjermani etj.

Për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri

në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si:

Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria

e Drejtësisë.

Ka kryer me sukses detyra të larta në nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve

Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol,

Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe

Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i

Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa

funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar. Në datë 26.01.2022 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i

Shërbimit të Provës me VKM nr. 57.

Ervin Hoxha zotëron në nivel të avancuar gjuhën turke, gjermane dhe atë angleze

Read Entire Article