U futën në argjendari, kryen plaçkitje dhe ia lidhën vajzën italianit – ai i qëllon dy prej tyre për vdekje

10 months ago 6

Një argjendar në Itali është dënuar me 17 vite burgim, pasi qëlloi për vdekje dy hajdutë që vodhën në lokalin e tij dhe ia lidhën të bijën, duke nxitur debat rreth limitit të vetëmbrojtjes.

Mario Roggero qëlloi tre hajnat në Grinzane Cavour në prill të vitit 2021, pasi u futën në dyqanin e tij, duke ia lidhur të bijën dhe e kërcënuan me vrasjen e gruas e madje i vodhën stoli dhe orë të shtrenjta, transmeton Telegrafi.

Duke parë se po i rrezikohej jeta, Roggero është filmuar nga kamerat e sigurisë duke ndjekur jashtë dyqanit hajnat mbi të cilët shtiu pesë herë.

Andrea Spinelli dhe Giuseppe Mazzarino mbetën të vdekur pak metra larg lokalit, njëri në rrugë e tjetri në cep të një lokali. Hajni i tretë u plagos dhe më vonë u arrestua nga policia italiane.

E verdikti për Roggero nxiti pakënaqësi në Itali, derisa politikanët thonë se ai kishte mbrojtur veten dhe familjen.

“Ka punuar shumë tërë jetën dhe thjesht u mundua të mbrojë veten, familjen dhe biznesin”, tha zëvendëskryeministri Matteo Salvini, duke i shprehur mbështetjen e plotë.

Por prokurorët thanë në gjykatë se ndjekja e hajnave jashtë lokalit, dhe gjuajtja me armë derisa ata po futeshin në veturë – është “ekzekutim”. /Telegrafi/

Read Entire Article