U gjet me 600 rrënjë kanabisi brenda banesës, 32-vjeçari shqiptar në Gjermani përfundon në pranga

10 months ago 20

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet gjermane në Recklinghausen pasi në banesën e tij u gjetën rreth 600 rrënjë kanabisi.

Mësohet se policia ra në gjurmët e shqiptarit pasi fqinjët e tij kishin ndjerë aromën e bimëve narkotike dhe kishin njoftuar autoritetet.

Sipas mediave gjermane banesa ishte përshtatur për rritjen e kanabisit, ndërsa xhamat e dritareve ishin mbuluar për të fshehur aktivitetin ilegal.

Sakaq, mësohet se bimët ishin thuajse gati për korrje, ndërsa hetimet e mëtejshme vijojnë kundrejt shqiptarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article