Një grua është parë duke hedhur 5 mijë funte (para të thata) mbi kokën e një burrë në aeroport, pasi dyshja janë nxjerrë nga aeroplani kur gruaja refuzoi të paguaj për një ulëse në “business class”.
Partneri i saj filloi të shfaqte agresivitet tek pasagjerët e tjerë, sa që u detyruan të ndërhyjnë për ta ndaluar hovin e tij, transmeton Telegrafi.
Gjithçka ndodhi pas fluturimit pesë orë e gjysmë nga Heathrow i Londrës në Bangkok, kur dysha “toksike” filluan të grinden duke detyruan pilotin të ndryshojë kurse dhe të aterrojë në Vienna me qëllim që të nxirren jashtë.
Ata janë nxjerrë nga aeroporti i Vjenës, ku gruaja shihet duke hedhur para mbi kokën e partnerit të saj. E kur e pa se erërat e forta po i humbnin u kthye burri për t’i marrë.
Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për 5 mijë funte, të cilat i hodhi mbi kokën e partnerit me të cilin u grind. /Telegrafi/