U kap befasisht afër banesës, 600 policë të angazhuar, si u arrestua autori i plagosjes së efektivit të Shqiponjave (Detajet)

11 months ago 14
Reklamë

Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i 42-vjeçarit, Klered Bozhani, i cili plagosi me armë zjarri efektivin e policisë Edlir Alleshi në Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta në një raportim live për News24, tha se për arrestimin e Bozhanit janë angazhuar 600 efektivë policie.

“Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e djeshme. arrestimi është bërë në afërsi të banesës së tim në rrugën “Hysen Dura”. Policia ka sekuestruar dhe një armë zjarri që ai kishte me vete. Për arrestimin e tij janë angazhuar 600 policë në terren. Efektivi i plagosur dje kreu një operacion dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article