U kap me afro 44 kg kanabis në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Greqi

11 months ago 47
Reklamë

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke, pasi u kap me afro 44 kg kanabis në automjetin e tij.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Juxhin Lumani u arrestua prej anti drogës së Kosturit në aksin që lidh këtë qytet me Selanikun, pasi u kap në flagrancë me sasinë e konsiderueshme të kanabisit në automjet.

Policia thotë se kishte informacion se Lumani do të transportonte lëndën narkotike me automjet dhe në vazhdim do ta çonte atë në banesë prej nga ku do ta shpërndante në piacën e narkotikëve të kryeqendrës së veriut grek.

33-vjeçar do të dërgohet në gjykatë për të dëgjuar masën e sigurisë, ndërsa lënda narkotike dhe automjeti që po e transportonte u sekuestruan.

Hetimet lidhur me zbardhjen e skemës se trafikut të drogës prej tij do të vazhdohen nga forcat e antidrogës së Selanikut.

Top Channel

Read Entire Article