U kap me kokainë dhe hashash gati për shitje, pranga shqiptarit në Itali

8 months ago 12

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane me një sasi të madhe droge në San Bartolomeo al Mare.

Ai është kapur fillimisht ndërsa i ka dhënë një të riu një dozë afërsisht 1.5 gram kokainë. Më pas, policia kontrolloi banesën e 42-vjeçarit, ku u gjetën gjithsej 260 gramë të tjera kokainë, 6 kilogramë e 600 gramë hashash dhe mbi 2 kilogramë marijuanë, tashmë të ndara në doza ose blloqe dhe gati për shitje.

Sipas hetimeve paraprake, shqiptari ishte pjesë edhe e një rrjeti të gjerë shpërndarësish, veçanërisht djem nga zona. Ai u mbyll në burgun Imperia ndërkohë që vazhdojnë hetimet për gjetjen e furnitorëve dhe rrjetit të trafikut të drogës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article