U kapën me drogë në makinë dhe banesë, policia italiane arreston tre shqiptarë

8 months ago 16

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në tre aksione të ndryshme antidrogë. Në Mestre, me ndihmën e qenit antidrogë është arrestuar një shtetas shqiptar, të cilit gjatë kontrollit në mjet, i’u zbulua një fund i dyfishtë brenda së cilit u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 2 kg kokainë.

San Salvo, policia ka arrestuar një punëtor shqiptar 27 vjeç, ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan mbi 1 kg droga të ndryshme si kokainë, marijuanë dhe hashash si dhe material për paketimin e drogës.

Ndërsa në tentativë për të hyrë në Zvicër, është arrestuar nga policia italiane një 41-vjeccar shqiptar. Gjatë kontrollit të mjetit të tij janë gjetur dhe sekuestruar 100 gram kokainë si dhe disa gram heroinë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article