U miratuan në kohë rekord ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Tashmë një deputet mund të përjashtohet për 60 ditë nga seanca!

10 months ago 7
12:05 07/12/2023

Gazetarja e Klan News Klesiana Omeri ka siguruar projektvendimin e Kuvendit për disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren e Kuvendit.

Mësohet se në fillim të seancës së sotme janë miratuar me procedurë të përshpejtuar këto ndryshime.

Nëse deri më tani një deputet mund të përjashtohej nga seanca plenare për 10 ditë maksimumi, tashmë limiti do jetë deri në 60 ditë.

Sigurisht ky nuk është një lajm i mirë për deputetët e opozitës, të cilët janë përjashtuar disa herë muajt e fundit për shkak të incidenteve të shkaktuara në sallë.

Jo më larg se dje u përjashtuan nga Komisioni i Etikës Sali Berisha, Gazment Bardhi, Edi Paloka, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi. Ndërsa sot kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi Asllan Dogjanin për hedhjen e flakadanëve.

Më poshtë projektvendimi me ndryshimet e bëra:

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article