Gjysmëfinalja e Big Brother VIP Albania 3 ka nisur më ndryshe, me një performancë nga ish-konkurrentët e këtij formati.
Moderatorja Erjola Doçi duket se pësoi një incident të vogël gjatë kërcimit me një balerin.
Ajo zbuloi më shumë se ç’duhet përmes fustanit, pasi e kishte tërësisht të çarë te këmba.
Teksa balerini e dërgoi lart për të realizuar koreografinë, ajo shihet qartë se po mundohej ta mbulonte.
Zeshkania e vuri dorën menjëherë te të pasmet dhe vendosi dorën tek pjesët intime.
Në ndërkohë, ka mbetur vetëm edhe një javë deri te finalja e madhe e këtij edicioni.
Sivjet janë pesë finalistë përfshirë: Romeo Veshajn, Julian Dedën, Egla Cenon, Meriton Mjekiqin si dhe Heidi Baci. /Telegrafi/