U përplas me jet ski me kunatin e tij në Velipojë, Gjykata e Shkodrës lë në burg të riun italian, akuzohet për vrasje nga pakujdesia

4 weeks ago 6
Reklamë

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Burg me afat 50 ditor” për italianin Salvadore di Tella i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.  Gjykata e përfaqesuar nga Arta Llazari ka kërkuar grumbullimin e të gjitha provat mjeko-ligjore dhe ekspertizën navale. I akuzuari i përfaqësuar nga avokati Arbër Rraja ka deklaruar në sallën e gjyqit se ngjarja ka qënë aksidentale.

Në seancën me dyer të mbyllura ishin të pranishëm babai i të akuzuarit bashkë me konsullin italian në Shkodër. Me datën 18 gusht në plazhin e Velipojës 20 vjeçari nga Napoli, Salvadore Di Tella u përplas me shtetasin tjetër italian Nikola Loro, teksa drejtonin dy jet ski, rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë në plazhin e Velipojës.

I akuzuari Salvadore Di Tella është i vëllai i të fejuarës së Nicolo Loro, te riut italian që humbi jetën në spitalin e Shkodrës, ku u dërgua në gjendje të rëndë pas aksidentit. Ata kishin ardhur për pushime në Shqipëri.

Pak ditë më parë reagoi në mediat Italiane Giusy Di Tella e motra e të arrestuarit. Kjo e fundit, e tronditur nga ngjarja pati deklaruar:  “Ne nuk kishim pirë alkool dhe as drogë: unë, i dashuri dhe vëllai im ishim shumë të lidhur bashkë, ishim gjithmonë si vëllezër. Ajo që ndodhi ishte thjesht një tragjedi fatkeqe”.

Read Entire Article