U plagos në atentat, del fotoja e të riut shqiptar që u bë shënjestër e sulmit

8 months ago 5

I riu që shihni në foto është 34-vjeçari shqiptar, që mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri në Athinë.

Ngjarja ndodhi pak para orës 04:00 të mëngjesit të 2 shkurtit, në një park në zonën e Botanikos. Bëhet fjalë për Renis Fajzollin, i cili mori tre plumba në bark, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Mediat greke raportojnë se autorët kanë qenë në një mjet, i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar tre herë.
Shqiptari rezulton me precedent penal, pasi në vitin 2019 është arrestuar për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article