U plagos rëndë pas konfliktit me bashkëmoshatarët, 14-vjeçari transportohet drejt spitalit të Traumës

11 months ago 23
Reklamë

Një 14-vjeçar i cili ka marrë plagë të rënda në kokë pas një konflikti me disa bashkëmoshatarë është transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 12, në Korçë ku sipas policisë ishte një konflikt i çastit me disa bashkëmoshatarë të tjerë, të cilët kanë goditur 14-vjeçarin me sende të forta.

Pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korçës, adoleshenti është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rënduar.

Sakaq, policia e Korçës ka shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article