U qëllua me plumb në kokë në një lokal në Athinë, kush ishte Lulzim Qorri, një prej njerëzve të eliminuar nga banda e Laert Haxhiut

1 year ago 9

Mes krimeve të zbardhura nga Policia e Shtetit për të cilat akuzohet grupi kriminal i drejtuar nga Laert Haxhiu, është dhe vrasja në Greqi i Lulzim Qorrit.

44-vjeçari, lindur e banues në Grabian të Lushnjës; më herët me precedentë penalë dhe i arrestuar nga policia shqiptare për trafik droge u vra më 12 dhjetor 2018 rreth orës 22:40 në një bar në rrugën “Kritis 23” në Athinë.

Ai u qëllua me plumb në kokë, teksa ndodhej i ulur në një vend pranë vitrinës së lokalit. Autori e qëlloi nga jashtë dhe më pas u largua me një motor që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij.

Ai rezultonte pa precedentë penalë në Greqi, ndërsa në Shqipëri 44-vjeçari ishte arrestuar në korrik 2016 me urdhër arresti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “trafik lëndësh narkotike” si pjesë e një grupit kriminal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article