U shkarkua pasi i doli emri te dosja për inceneratorët? Gjiknuri: Ndodhi proces rijetëzimi në PS! Jam akuzuar gjithnjë, i hapur ndaj drejtësisë

1 year ago 22
Reklamë

Shkarkimin e tij nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri e sheh si pjesë e një procesi rijetësimi në parti, pas zgjedhjeve.

“Ne pas çdo procesi zgjedhor i nënshtrohemi një procesi analizë dhe këtë vendim e lidh dhe me këtë proces të natyrshëm, pa mohuar rezultatet e mira që kjo parti ka arritur. Për mua fundi i diçkaje është fillmi i diçkaje të re. Jeta na ka mësuar të jemi përballë të papriturave. Njeriu e ka të pamundur që në momentin që ndodh diçka, të kuptojë qëllimet e vendimmarrjes”, tha Gjiknuri në daljen e tij për mediat këtë të premte.

Socialisti theksoi se me kryeministrin Rama është në kontakt të vazhdueshëm.

“Personalisht nuk ndjej asnjë lloj braktisjeje. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Ramën. E respektoj vendimmarrjen e tij dhe mundësinë që më kanë dhënë gjatë karrierës sime”.

I pyetur për akuzat se është i përfshirë në dosjen e inceneratorëve, së bashku me ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj, Gjiknuri tha:

“Unë jam akuzuar gjithmonë. Akuzohesha sikur kisha vjedhur 600 milionë euro të ÇEZ. E vërteta doli tjetër për tjetër. Nuk është hera e parë që akuzohemi qoftë për zgjedhjet, qoftë për pushtetin. Por ka një drejtësi që i gjykon këto çështje. Ligji dhe organet e drejtësisë do të flasin të vërtetën. Në çdo moment që do të më thërrasin, do të jap shpjegim. Jam shumë i hapur për çdo sqarim, ashtu sikurse kam bërë edhe në Komision”.

Sipas Gjiknuri, udhëtimet me Arben Ahmetajn kanë qenë për arsye pune dhe “njohja me disa njerëz, nuk të bën fajtor”.

“Nuk kam dijeni për hetim pasuror ndaj meje, nuk jam njoftuar. Por pasuritë e mi janë të deklaruara. Njohja me njerëz të caktuar, nuk të bën fajtor. Asnjë vendimmarrje imja nuk ka sjellë përfitime për ata njerëz. Dy udhëtimet në fjalë janë udhëtime zyrtare me kolegun Arben Ahmetaj. Njohjet nuk përbëjnë krim, duhen gjykuar vendimmarrjet. Vendimmarja ime ka qenë në përmbushje të plotë me ligjin”.

Top Channel

Read Entire Article